“Europa duhet të na furnizojë me armë kundër Rusisë”

Ish-presidenti i Ukrainës, Leonid Kravçuk deklaroi se nëse shkelej armëpushimi i arritur në Minsk, Evropa duhej të ndihmonte Ukrainën jo vetëm ekonomikisht, por edhe ushtarakisht.

Kravçuk tha për gazetën austriake “Die Presse” se marrëveshja e Minskut paraqet një shpresë të madhe, megjithatë, duhet parë nëse separatistët prorusë do të ndalin apo jo sulmet.

“Nëse kjo marrëveshje, që është arritur në nivelin më të lartë politik,nuk zbatohet, atëherë nuk kemi pothuajse asnjë shpresë, atëherë duhet kërkuar rrugë tjetër”, tha Kravçuk.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai theksoi se Evropa duhej të ndihmonte Kievin zyrtar në aspektin ushtarak.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ukraina ka dorëzuar armët e saj bërthamore. Jam i mendimit se Evropa duhet të ndihmojë Ukrainën, jo vetëm ekonomikisht, por edhe ushtarakisht”, konsideron ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?