Europa me Ethet e Nilit/ Mund të jenë favorizuar nga masat e bllokimit prej Covid

Shtimi i rasteve të prekur nga infeksioni i Etheve të Nilit Perëndimor ka bërë mjaft përshtypje ditët e fundit.

Në Itali, dy rastet e fundit, sipas agjencisë ‘Ansa’, janë identifikuar më 28 gusht në zonën e Lodi, ku edhe u shfaqën rastet e para të Covid, janë të moshës 69 dhe 79 vjeç dhe u paraqitën në spital në kushte shumë të rënda, me ethe, dhimbje koke dhe humbje të kthjelltësisë në gjykim.

Dy rastet e fundit në Itali e kanë rritur në 15 numrin e pacientëve me Ethet e Nilit ndërkohë që shumë raste të tjera të dyshuara janë raportuar në zonat e Alessandria, Modena dhe Firence.
Pjesa tjetër e Europës

Në Seville të Spanjës, ndodhen të shtruar në spital me infeksionin e Etheve të Nilit 20 persona, shtatë prej tyre në kujdes intensiv, kurse një burrë 77 vjeç dhe një grua 85-vjeçare kanë vdekur në javën e kaluar prej kësaj patologjie të lindur nga mushkonjta, e cila po prek gjithashtu edhe rajone të ndryshme të Greqisë.

Çfarë është Virusi i Nilit Perëndimor dhe si transmetohet ai

I familjes së flavivirus – i famshëm për aftësinë e tij për të sulmuar sistemin nervor qendror, veçanërisht trurin – virusi i Nilit është një sëmundje që qarkullon në rradhët e zogjve dhe mushkonjave dhe shfaq simptoma në 1 nga 5 persona të infektuar, të tilla si ethe, të vjella, diarre, skuqje trupi dhe dhimbje koke.

Në raste të rënda, të cilat paraqiten në më pak se 1% të personave të infektuar (1 në 150 persona), virusi përfshin edhe dobësi të muskujve, çorientim, dridhje, shqetësime në shikim, mpirje dhe konvulsione deri në paralizë dhe komë.

Emri i virusit rrjedh nga Nili Perëndimor, në Ugandë, ku patogjeni u izolua për herë të parë në vitin 1937. Më së shumti transportohet nga Afrika nga zogjtë migratorë kurse mushkonjat bëhen vektorë të patogjenit, i cili më pas u kalohet njerëzve ose kafshëve të tjera, të tilla si derrat e egër dhe kuajt  Tek njerëzit, pas kafshimit prej mushkonjave, virusi i Nilit ka një periudhë inkubacioni që mund të ndryshojë midis 2 dhe 14 ditëve

A mundet që koronavirusi dhe masat e bllokimit të kenë favorizuar përhapjen e virusit të Nilit perëndimorë?

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve paralajmëroi për epideminë e re nga ky virus më 13 gusht, kur u raportuan infeksione në Italinë veriperëndimore, Spanjën jugore dhe disa rajone të Greqisë.

Bashkimi Europian ka patur shpërthimin më të rëndë të sëmundjes në vitin 2018, me rritje të rasteve në Itali, Rumani, Greqi dhe Hungari me gjithsej 85 vdekje.

Do të përfundojë me të ftohtin

Shifrat, për sa i përket Spanjës, e konfirmojnë këtë tezë. Sipas Agjencisë Spanjolle të Lajmeve (EFE), këtë vit ka pasur një rritje prej 30% të numrit të mushkonjave në ligatinat e Parkut Kombëtar Doñana dhe Guadalquivir.

Ardhja e motit të ftohtë, sipas studiuesit, do t’i japë fund epidemisë së re, por në rajonet më të ngrohta, rënia e temperaturave mund të shtyhet deri në dy muaj. Në zonat me rrezik, studiuesit kanë rekomanduar shmangien e daljes herët ose vonë gjatë ditës, përdorimin e mëngëve të gjata, shmangjen nga mushkonjat dhe zonat përreth fushave të orizit.

SHKARKO APP