Europa në luftë me virusin. Duhen ndihma, në test BE-ja
Solidariteti i BE-së është sprovuar shumë këto ditë. Të dielën një helikopter ushtarak transferoi dy pacientë nga Metz i Francës në Gjermani. Ditë më parë ushtria gjermane transportoi gjashtë pacientë nga rajoni më i goditur në itali (Bergamo) në Gjermani. Gjermania edhe më herët ka marrë pacientë nga Franca Lindore e cila është prekur rëndë nga COVID-19.
“Unë besoj se pas krizës do të duhet ketë më shumë nevojë për Europën dhe ne do të kujdesemi për këtë. Në vendin tonë kërkohet Solidaritet, në Evropë dhe në mbarë botën gjithashtu”, tha Olaf Scholz, ministri gjerman i financave.
Solidariteti që nuk u arrit disa ditë më parë, kur Samiti i BE dështoi të bjerë dakord për masat që duhen ndërmarrë për të mbështetur ekonominë, u kritikua nga kryeministri italian, Conte. ”Europa duhet të tregojë nëse i përgjigjet kësaj thirrjeje të historisë. Kur bëhet fjalë për një emergjencë kaq të papritur dhe të paparashikuar Historia nuk paralajmëron”.
Autoritetet e Republikës Çeke kanë dërguar furnizime mjekësore në Spanjë dhe Itali, vendet më të prekura nga Evropa nga coronavirusi, 20.000 kostume mbrojtëse për stafin mjekësor.