Europa në rrezik? Ja paralajmërimi i shefit të NATO-s për…

Shefi i aleancës Jens Stoltenberg, gjatë një vizite në Japoni dhe Korenë e Jugut, është shprehur se “raketat e Koresë së Veriut tashmë kanë kapacitet për ta goditur Europën”.

Stoltenberg thkesoi se aleanca ushtarake ka aftësi që t’i përgjigjet çdo kërcënimi. “Ne e pranojmë se Europa është futur në shtrirjen raketore të Koresë Veriore, dhe shtetet anëtare të NATO-s tashmë janë në rrezik”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg për gazetën “Yomuiri Shumbun”.

“NATO i ka mbrojtur vendet e veta anëtare nga kërcënimet e raketave balistike, por nevojiten më shumë përpjekje diplomatike për të gjetur një zgjidhje paqësore për këtë konflikt. “NATO ka kapacitete dhe vendosmërinë për t’iu përgjigjur çfarëdo kërcënimi dhe agresioni”, e ka bërë të qartë Stoltenberg, duke insistuar se aleanca ushtarake nuk dëshiron luftë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, asnjë aleat i NATO-s dhe natyrisht as vetë NATO nuk dëshirojnë luftë… sepse do të ishte katastrofë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Stoltenberg do ta vizitojë Japoninë sot dhe nesër. Ai ndodhet në Tokyo për të takuar kryeministrin Shinzo Abe dhe zyrtarë të tjerë të lartë, përfshirë edhe ministrin e Mbrojtjes Itsunori Onodera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?