Europol, operacion kundër medieve që mbështesin ISIS

Agjencia evropiane e policisë Europol bëri të ditur ndërmarrjen e një operacioni ndërkombëtar, i cili i ka shkaktuar “goditje të madhe” propagandës së grupit militant Shtetit Islamik në internet.

Specialistë të kibernetikës në vende të ndryshme të Evropës, në Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara kanë shënjestruar ueb-faqet e tij online, përfshirë agjencinë e lajmeve Amaq, e cila është parë si zëdhënëse kryesore e Shtetit Islamik.

Europol-i tha se ka konfiksuar prova digjitale dhe serverë dhe se xhihadistët e Shtetit Islamik tani mund të identifikohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetet e BE-së, të përfshira në operacionin e Europol-it që u zhvillua nga data 25 deri më 26 prill, kanë qenë: Belgjika, Bullgaria, Franca, Holanda, Rumania dhe Britania e Madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Europol tha se të dhënat e marra pritet të ndihmojnë policinë që të identifikojë administratorët e mediave të Shtetit Islamik dhe “individë potencialisht të radikalizuar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?