“Europol” paralajmëron Europën për sulme terroriste

Europol ka publikuar së fundi raportin mbi terrorizmin në Europë. Ndër të tjera nënvizohet se në vitin 2015, 151 persona humbën jetën dhe mbi 360 u plagosën si pasojë e sulmeve terroriste në BE. Agjencia e zbatimit të ligjit të BE-së, njofton se kishte 211 sulme vetëm gjatë vitit 2015, rekordi më i lartë që nga viti 2006.

Përqindja më e madhe e arrestimeve në BE ishin të lidhura me xhihadistët. Sulmet terroriste kanë ndodhur në gjashtë shtete anëtare të BE-së si: Danimarka, Franca, Greqia, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar. Pas Britanisë së Madhe, numri më i madh i sulmeve është në Francë, 72, dhe 25 në Spanjë. 687 persona janë arrestuar për terrorizëm “xhihadist”, prejt të cilëve 94% janë gjetur fajtor.

Ka pasur më shumë se 1.000 arrestime për vepra të lidhura me terrorizmin, nga të cilat 424 në Francë. Europol bën me dije se 151 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 360 u plagosën në incidentet terroriste të vitit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç kësaj, Europol lëshon një vlerësim të shkurtër të incidenteve të fundit terroriste që nxjerr në pah vështirësitë operative në zbulimin dhe ndërprerjen e sulmeve. Europol thekson se sulmet e tilla kanë mbetur një taktikë e favorizuar nga Shteti Islamik.

Swiss Digital Mobile Reklama

tesat16_infograph02

Rob Wainwright, Drejtor i Europol u shpreh se: “Në vitin 2015 Bashkimi Europian ka përjetuar një numër të madh të viktimave të shkaktuara nga sulmet terroriste. Rritja e bashkëpunimit rezultuar në një pamje shumë më të pasur strategjike të inteligjencës, duke forcuar raportin e 2016 dhe aftësinë e Europol-it për të këshilluar udhëheqësit politikë dhe ligjvënësit dhe të informojë autoritetet kombëtare në vendosjen e niveleve të kërcënimit”.

Europol paraqet dy zhvillime shqetësuese: kërcënimi i përgjithshëm që është i përforcuar nga një numër thelbësor i luftëtarëve të kthyer në terroristë si dhe një rritje të ndjeshme në ndjenjat nacionaliste (ksenofobe), raciste dhe anti-semite në të gjithë BE-së, secili duke rezultuar në aktet e ekstremizmit të krahut të djathtë.

Raporti sjell në dritë faktin se një përqindje e konsiderueshme e të gjithë udhëtarëve të huaj terrorist në Siri / Irak tani janë femra. Viti 2015 ishte një vit i ndryshimeve legjislative për shtet anëtare të BE. Në mënyrë që të forcojë luftën kundër terrorizmit, 12 shtetet anëtare duhet të miratojnë ligje të reja ose duhet të ndryshojnë legjislacionin ekzistues.

Burimi: Europol.Europa/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?