Eurozona do shembet? “Monedha Euro në Greqi e gabuar, kërkohet rikthimi i Dhrahmisë”
Grekët kanë kërkuar një kthim të monedhës së tyre vendase “Dhrahmi”. Kjo kërkesë ka mbi frikën e shkatërruar se Bashkimi Europian dhe zona e saj e Eurozonës, do të shembet pas një viti. Grekët shprehen se ka shumë pasiguri politike.
“Për herë të parë në 15 vjet, shumica e qytetarëve grekë thonë se ju vjen keq që ju bashkuan si shtet përdorimit të monedhës euro dhe kanë thirrje për një kthim të monedhës vendase dhrahmi”, referuar një sondazhi të ri.
Sondazhi nga ALCO, ka zbuluar se 53 për qind e grekëve besojnë se monedha e përbashkët e BE-së ishte “e gabuar” për vendin, dhe pothuajse gjysma e qytetarëve grekë thonë se kanë shqetësime serioze mbi të ardhmen e bllokut, veçanërisht pas referendumit të Britanisë.
Vetëm 40 për qind e grekëve besojnë se bashkimi mund të ruhen nga kolapsi. Kostas Panagopulos, kreu i kompanisë Alco, ka thënë: “Kriza e vazhdueshme financiare ka bërë që grekët gjithnjë të jenë të prekurit e parë në BE. Është hera e parë që ndjenja të tilla negative për euron janë regjistruar në Greqi”.
Euroskepticizmi mbetet veçanërisht i lartë në mesin e 15 deri 24 vjeçarëve, ku 46.9 për qind e të rinjve që tashmë janë të rregjistruar si të papunë.
Shifrat e publikuara nga Autoriteti Statistikor Grek, kanë zbuluar se nëntë nga dhjetë grekë pa punë nuk marrin përfitimet e papunësisë, ndërkohë që 35.000 familje greke nuk kanë të paktën një anëtar të familjes në punë.
Shifrat euroskeptike janë një kontrast të madh krahasuar me ato të vitit 2000, kur rreth 70 për qind e popullsisë e mbështesin Greqinë gjatë euros. Por, që prej krizës financiare të vitit 2008, vendi ka qenë i detyruar të nënshkruajë një sërë marrëveshjesh të shpëtimit, të cilat e kanë çuar në rritje të papunësisë.
Mbështetja ka rënë më tej edhe në vitin 2010, ku Athina nënshkroi marrëveshjen e saj të parë të ndihmës me partnerët e eurozonës. Tani qytetarët i kanë kthyer shpinën BE-së, ku 33 për qind e grekëve kanë bërë thirrje për një kthim në monedhës së tyre të vjetër, dhrahmisë.
Shumë grekë mendojnë se BE-ja jo vetëm që i ka lënë në baltë me kushtet e paketës së shpëtimit, por ata gjithashtu pretendojnë se Brukseli ka dështuar me fluksin e një milion e më shumë emigrantë gjatë 18 muajve të fundit.
71 për qind e grekëve, kanë një pamje ‘të pafavorshëm’ të bllokut, ku një dalje e Greqisë nga BE-ja, kërkohet. Termi “Grexit” hyri edhe në fjalorin e Oxfordit në Anglisht vitin e kaluar, duke u regjistruar si “tërheqje (e mundshme) e Greqisë nga bashkimi monetar i eurozonës”.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

