Evropa në “luftë” për të shpëtuar marrëveshjen me Iranin

Evropa është një proces diplomatik për të shpëtuar marrëveshjen me Irani, pas vendimit të Donald Trump për tu tërhequr dhe vendosur sanksione kundër Teheranit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel bisedoi me Presidentin Putin të Rusisë ndërsa kryeministrja e Brintanisë së Madhe Theresa May bisedoi me Trump.

Ministrat francezë jan shpehur se bizneset e mëdha evropiane do të goditen rëndë nëse sanksionet e Shteteve të Bashkuara do të rivendosen. Ndërsa presidenti amerikan thotë se marrëveshja bërthamore është e ‘tmerrshme’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa nga shqetësimet e tij është se marrëveshja ka një datë skadimi dhe nuk merret me programin e raketave balistike të Iranit apo ndikimin iranian në rajon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të martën mbajti premtin e tij zgjedhor për të hequr dorë nga marrëveshja e vitit 2015. Sanksionet do të rivendosen në dy faza, në gusht dhe shtator.

Pse evropianët po përpiqen të mbajnë gjallë marrëveshjen?

Sipas marrëveshjes, Irani ‘frenoi’ aktivitetet bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Marrëveshja, e negociuar nga SHBA, tre fuqitë e Bashkimit Evropian, Rusia dhe Kina, u hartua për të parandaluar Iranin në zhvillimin e armëve atomike, diçka që ai gjithmonë ka mohuar se po përpiqet ta bëjë.

Marrëveshja shihet ende nga nënshkruesit jo-amerikanë si mënyra më e mirë për të parandaluar Iranin që të bëhet një fuqi bërthamore, megjithëse ata pranojnë se nuk është e përsosur.

Evropianët gjithashtu do të humbasin miliarda dollarë nga bizneset kur sanksionet e SHBA-ve të kthehen.

Marrëveshja e kompanisë evropiane të avionëve, Airbus, për të shitur gati 100 aeroplanë në Iran është tani në rrezik. Disa pjesë të përdorura në avionë janë prodhuar në SHBA.

Firmat e mëdha franceze si gjiganti i energjisë Total dhe prodhuesit e makinave Renault dhe Peugeot gjithashtu kanë investime në Iran.

Franca dhe Gjermania kanë parë një rritje të shpejtë të eksporteve në Iran, që kur sanksionet u hoqën në 2016.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?