Facebook po ndihmon ekstremistët për sulme? Mark Zuckerberg në telashe

Mark Zuckerberg është një nga njerëzit më të suksesshëm në botën e teknologjisë dhe rrjeteve sociale, mirëpo problemet me të cilat po ndeshet janë gjithnjë e në rritje.

Së fundmi atij do t’i duhet të dalë përpara ligjvënësve të BE-së për të diskutuar impaktin e Facebook-ut tek të drejtat e privatësisë të qindra milionë europianëve, si dhe ndikimin tek zgjedhjet në të dyja anët e Atlantikut, dhe tek shpërndarja e lajmeve të rreme.

Nuk dihet ende nëse ky takim do të transmetohet drejtpërdrejt në internet, por kjo mendohet se mund të ishte shumë e dëmshme për Zuckerberg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas komisonierëve evropiane, atij do t’i duhet të japë shpjegime më të hollësishme  për çështjet e algoritmeve që vendosin në objektiv audienca të caktuara, si dhe të manipulimit politik dhe për marrëdhënien e Facebook-ut me firmën “Cambridge Analytica”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Facebook i dha kompanisë britanike të dhënat e miliona amerikanëve dhe evropianëve, të cilat u përdorën më vonë për qëllimet e fushatave elektorale. Kompania Facebook nuk iu përgjigj pyetjeve të Zërit të Amerikës nëse do të zhvillohet takimi i zotit Zuckerberg me ligjvënësit e BE-së.

Themeluesit të Facebook pritet t’i drejtohen pyetje edhe rreth arsyeve pse Facebook ende për përdoret nga ekstremistët si një mjet ndërlidhjeje dhe rekrutimi. Gjatë javëve të fundit, vëmendja ndaj Facebook-ut ka qenë më tepër e përqëndruar tek aspekti i përgjithshëm i menaxhimit të të dhënave të përdoruesve, por analistët paralajmërojnë se ky rrjet i mediave sociale po mundëson një rrjet social vdekjeprurës dhe se nuk po bën mjaftueshëm për ta ndaluar këtë gjë.

Në një deklaratë të Projektit Kundër Ekstremizmit (CEP) thuhet:

Praktikat e menaxhimit të Facebook-ut mund t’u kenë shërbyer synimeve për ndërlidhje të terroristëve. Konstatimet tona hedhin poshtë rregullisht pretendimet e Facebook-ut se moderon përmbatjen në rrjet. Këtë javë, u gjet një video e prodhuar nga grupi mediatik pro-ISIS, Al Taqwa, ku ka pamje të sulmeve në Perëndim dhe thirrje për dhunë të mëtejshme duke i inkurajuar njerëzit që të sulmojnë civilët dhe që ‘t’i vrasin ata me të gjitha mënyrat apo metodat.Në mbarë botën, gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, ka një rritje të ndjeshme të aktivitetit të militantëve në mediat sociale… Aplikacionet e mesazheve të kriptuara, siç është edhe aplikacioni ËhatsApp që është në pronësi të Facebook-ut, janë mekanizma të mirënjohura që përdoren nga terroristët për të komunikuar, për të ideuar dhe planifikuar sulme, një praktikë që tragjikisht po vazhdon.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?