“Fajtor për spiunim”, Rusia dënon me 12 vite burg gazetarin nga Ukraina

Një gjykatë në Moskë e dënoi gazetarin ukrainas, Roman Sushchenko, me 12 vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim.

Sushchenko, korrespondent për agjencinë e lajmeve Ukrinform, është arrestuar gjatë një vizite në Moskë më 2016, nën dyshimet se ka mbledhur informacione të klasifikuara.

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka thënë se Sushchenko ka punuar për Ministrinë e Mbrojtjes në Ukrainë dhe se ai ka mbledhur informacione për ushtrinë ruse dhe Gardën Kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sushchenko nuk e ka pranuar fajësinë në fillim të gjyqit të tij në mars. Autoritetet në Ukrainë kanë bërë vazhdimisht thirrje për lirimin e tij, shkruan rel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Javën e kaluar, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maryana Betsa, ka thënë se gazetari është “peng i agresionit rus”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?