“Falimenton” OKB? Guterres: Nuk kemi para as për të paguar stafin

Organizata e Kombeve të Bashkuara, mund të mos ketë para të mjaftueshme për të paguar stafin muajin e ardhshëm nëse shtetet anëtare nuk paguajnë detyrimet.

Ky paralajmërim ka ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i cili ndër të tjera tha:

“Këtë muaj, ne do të arrijmë në deficitin më të thellë të dekadës. Ne rrezikojmë të nisim nëntorin pa para të mjaftueshme për të mbuluar listat e pagave“, u shpreh Guterres.

Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh përgjegjës për 22 % të buxhetit të rregullt i cili kap vlerën e 3.3 miliardë dollarëve për vitin 2019 nga ku Uashingtoni nuk ka paguar akoma rreth 1 miliard dollarë.

Fondet e siguruara shkojnë për pagesat e punëve, përfshirë politikën, çështjet ekonomike dhe sociale dhe komunikimet.

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara Stephane Dujarric tha se 129 vende kishin paguar detyrimet e tyre për vitin 2019, që arrinin në gati 2 miliard dollarë.

Guterres tha se priten të merren masa të jashtëzakonshme për të përballuar mungesat, nga ku do të merren vetëm më çështjet thelbësore në muajt e ardhshëm.

SHKARKO APP