FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Falsifikoi diplomën e masterit, dorëhiqet kryetarja e Madridit

Kryetarja e rajonit të Madridit në Spanjë, ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për vjedhje supermarketi, vetëm pak javë pasi u akuzua se kishte falsifikuar diplomën e masterit.

Cristina Cifuentes e dënoi si një sulm personal publikimin e një videoje të vitit 2011, që shfaqte atë teksa i dorëzonte disa sende të vjedhura në supermarket, një rojeje sigurie. Pretendohet se në atë vjedhje, ajo kishte marrë pa paguar dy kuti kremi antiplakje që kushtonin 40 euro.

53-vjeçarja Cifuentes dorëzoi diplomën e masterit javën e kaluar, ku u zbulua se dy firmat e hedhura në dokument ishin falsifikuar. Një figurë e shquar e Partisë Popullore të qendrës së djathtë në Spanjë, Cifuentes ishte vendosur nën presion për dorëheqje nga kundërshtarët opozitarë, për shkak të çështjes së diplomës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo tha gjatë një konference për shtyp të së mërkurës se, kishte planifikuar të dorëhiqej javën e ardhshme, por kishte vendosur ta bënte më herët në kundërpërgjigje të akuzave më të fundit të ngritura ndaj saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dorëheqja e saj është një goditje e rëndë për kryeministrin Mariano Rajoy, partia e të cilit është ndeshur me një seri skandalesh korrupsioni. Duke u dorëhequr, ajo shmangu një mocion mosbesimi, që sipas saj do ta shtinte Madridin nën kontrollin e të majtëve socialistë dhe partisë “Podemos”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?