Familja e Caroline kërkon kujdestarinë e foshnjës, flet nëna: Ai ma mori vajzën time, por nëse…
Familja e Carolinës, 20-vjeçares, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnastopulos, pritet që të marrë kujdestarinë e foshnjës 11 muajshe, Lidyas.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i familjes. Sipas Thanassis Harmanis, ambienti familjar i Caroline në Alonissos është krejtësisht i përshtatshëm, të paktën për vitet e para të rritjes së Lidyas.
Avokati madje citoi një deklaratë të nënës së 20-vjeçares, e cila ka thënë ”Ai ma mori vajzën time, por nëse unë humbas mbesën time, do të jetë një goditje tejet e fortë për mua”.
Ai shtoi edhe se ”Kishte një komunikim mes dy familjeve. Nëse arrijmë në një zgjidhje konsensusi do t’ia shpallim kërkesën prokurorit, nëse jo, ne gjithashtu do të paraqesim kërkesën tonë për kujdestarinë ekskluzive të gjyshes. Fëmija do të shkojë në një familje ose në tjetrën, ajo që dëgjohet për institucionet nuk vlen”.