Familjarët refuzojnë të marrin trupin e vrasësit të ambasadorit rus në Turqi
Trupi i terroristit Mevlut Mert Altintas, që vrau ambasadorin rus në Turqi Andrei Karlov do të prehen në varrezat e Bashkisë së Ankarasë. Kjo për shkak se familjarët e Altintas kanë refuzuar të marrin trupin e tij.
I riu u qëllua nga forcat policore turke, pasi qëlloi me 8 plumba ambasadorin e Rusisë në shtetin e Turqisë. Ngjarja ndodhi më 19 dhjetor në kryeqytetin turk.
Asnjë prej të afërmve nuk ka shkuar në morg për të tërhequr trupin e Altintas, edhe pse tashmë ka kaluar goxha kohë që kur ndodhi vrasja.
KOHA JONË SONDAZH

