“Fatlumët” këto ditë / Investitorët kanë fituar 344 miliardë dollarë duke vënë bast se bursat do të bien
Investitorët që vunë bast se stoqet në bursat amerikane do të bien, kanë fituar miliarda këtë periudhë, pasi S&P 500 rrëshqiti nga rekordi i tij i lartë në një rënie prej 29% në vetëm një muaj.
Shitësit ‘short’ panë afro 344 miliard dollarë në fitime nga tregu në periudhën nga 19 shkurt deri më 19 mars, sipas firmës së analitikës financiare S3 Partners. Në këtë muaj gjithashtu u rrit shuma e përgjithshme e aksioneve me rreth 41 miliardë dollarë, ndërsa paqëndrueshmëria e tregut u rrit dhe nxiti humbjet më të mëdha një-ditore që nga viti 1987.
Shitësit ‘short’ përfshijnë investitorë që huazojnë aksione për t’i blerë ato më vonë me një çmim më të lirë. Sa më shumë që bie vlera e një aktivi, aq më shumë një investitor fiton nga ‘shorts’.
Sektori i teknologjisë shënoi kërcimin më të madh në shitjet ‘shorts’ gjatë kësaj periudhe, sipas S3, me një rritje të aksioneve prej 3.94 miliardë dollarë. Stoqet e kujdesit shëndetësor e ndoqën pas me një rritje prej 3,85 miliardë dollarë.