Fauci: Deri në prill nuk do të ketë doza të mjaftueshme vaksine për të gjithë popullsinë
Ka kaluar një vit që kur autoritetet shëndetësore kineze thanë se po hetonin një grup rastesh të vogla të ngjashme më pneumoni.
Sëmundja e re, e cila më vonë mori emrin Covid-19, u shndërrua në pandemi globale, duke prekur ekonomitë botërore, duke mbyllur shkollat dhe bizneset e vogla dhe duke shtruar në spital liderat më të mëdhenj botërorë.
Sot numërohen 85.1 milion persona të infektuar nga virusi në të gjithë botën dhe rreth 1.9 milion vdekje, llogaritje të cilat janë më të ulëta në krahasim me të dhënat zyrtare sipas zëdhënësve të shëndetit.
“Në kohën që njerëzit në botë ishin duke festuar Vitin e Ri, 12 muaj më parë, një rrezik global u paralajmërua. Që nga ky moment Covid-19 ka marrë shumë jetë njerëzish dhe ka shkaktuar shumë dëme në familjet, shoqëritë dhe ekonomitë botërore,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom përmes një video të postuar të mërkurën.
Koronavirusi është ende në rritje, por jo aq shumë në vendet të cilat u detyruan të mbyllen në fillim të vitit 2020 për të parandaluar sëmundjen.
Tre vende , Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India dhe Brazili përbëjnë gjysmën e rasteve të infektuara në të gjithë globin.
Vaksina ka sjellë shpresë për vitin e ri megjithëse Dr.Fauci ka thënë se nuk do të ketë doza të mjaftueshme për të gjithë popullsinë deri në Prill.
SHBA humbi qëllimin e saj për të vaksinuar 20 milion njerëz kundër koronavirusit deri në fund të vitit 2020. Sipas numërimit të fundit të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, rreth 13.1 milion doza të vaksinave Pfizer dhe Moderna janë shpërndarë në të gjithë vendin, por vetëm 4.2 milion janë dhënë për njerëzit.
“Natyrisht, vaksinimi nuk ndodhi dhe kjo është zhgënjyese,” tha Fauci të enjten për përhapjen e ngadaltë të vaksinave. “Shpresojmë, ndërsa hyjmë në dy javët e para në janar, përshpejtimi i punës do të na çojë në pikën ku duam të jemi.”
Ai gjithashtu shprehu shqetësimin se rastet mund të rriten në javët e para të janarit kur njerëzit të kthehen nga pushimet e fundvitit.
“Shpresojmë , që ndërsa futemi në vitin 2021 , me kombinimin e vaksinës dhe respektimin e masave të duhura të vendosura nga shëndeti publik, ne mund t’ia dalim, në të njëjtën mënyrë që ia dolëm me sëmundje të tjera si poliomeliti, fruthi dhe infektime të rënda,” ka thënë Fauci.