Fauci: FDA po shqyrton mundësinë e shtyrjes së datës së skadencës për vaksinën e J&J

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive është shprehur të mërkurën për CNN se  Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave po shqyrton mundësinë që të shtyjë datën e skadimit të vaksinës Johnson & Johnson.

“FDA po e shqyrton tani nëse data mund të zgjatet ose jo dhe nëse po, a mund t’i përdorim ato siç duhet, nëse mund të përdoren në Shtetet e Bashkuara ose diku tjetër,” tha Fauci. “Kjo është diçka për të cilën FDA po punon shumë dhe e shikon me shumë kujdes.”

Johnson & Johnson ka njoftuar këtë javë se po kryen testimin e stabilitetit “me qëllimin për të zgjatur sasinë e kohës që vaksina COVID-19 mund të ruhet para skadimit”.

Guvernatori i Ohio-s, Mike DeËine tha në një njoftim për shtyp këtë javë se 200,000 doza të vaksinës J&J që ky shtet ka pritet të skadojnë përpara fundit të muajit dhe shteti nuk është në gjendje të ndajë dozat me shtetet ose vendet e tjera.

Nga 21.4 milionë doza J&J të dorëzuara në SHBA, rreth 11 milionë janë administruar, sipas të dhënave nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Vaksina J&J mund të ruhet deri në tre muaj në temperaturat e frigoriferit. /abcnews.al/

SHKARKO APP