Fauci: Simptomat afatgjata të Covid-19 mund të jenë një problem

Eksperti i lartë amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, ka thënë se simptomat afatgjata të COVID-19 duhet të merren seriozisht pasi ato mund të jenë një problem për personat që kalojnë koronavirusin.

“Ky është një fenomen i vërtetë. Unë personalisht merrem dhe ndihmoj një numër njerëzish që kanë një sindromë post-akute të COVID-19. Ata janë ‘virologjikisht’ në rregull  virusi nuk ‘identifikohet’ më në ta, por ata kanë qëndrueshmëri të simptomave që mund të jenë dobësuese”– tha Fauci.

Ai gjithashtu tha se disa nga simptomat që kanë pacientët përfshijnë, lodhje ekstreme, dhimbje të muskujve dhe çregullime të temperaturës.

“Ne e marrim atë shumë seriozisht për arsye të thjeshtë se edhe nëse një fraksion i vogël, dhe duket se është më shumë se sa thjesht një fraksion i vogël i njerëzve që kanë simptoma të vazhdueshme, kur shikoni 24-25 milionë njerëzit në SHBA të cilët kanë qenë të infektuar… dhe globalisht kur gati 100 milionë njerëz janë infektuar, kjo mund të jetë diçka që me të vërtetë mund të jetë një problem”-   tha mes tjerash ai.

SHKARKO APP