Fauci: Vaksina COVID-19 më e efektshme se imuniteti natyror në parandalimin e ri-infektimit

Drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive të SHBA-së, Anthony Fauci, tha se vaksina kundër COVID-19 është më e efektshme se imuniteti natyror në parandalimin e ri-infektimit.

Fauci, në deklaratën për televizionin ABC, tha se në lidhje me variantin e COVID-19 të Afrikës së Jugut që ka pësuar mutacion, nuk ka shumë informacione ende dhe se ky lloj i COVID-19 është më “problematik” se versioni që ka pësuar mutacion në Britani.

Ai tha se personat në Afrikën e Jugut që kanë kontraktuar koronavirusin, infektohen edhe me variantin që ka pësuar mutacion të virusit pasi të shërohen.

Kjo na tregon neve se, imuniteti juaj i mëparshëm nuk ju mbron juve kundër këtij varianti të ri të virusit, por një lajm i mirë është se vaksina është më e efektshme se imuniteti natyror në parandalimin e ri-infektimit“, u shpreh ai.

SHKARKO APP