FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Favore seksuale për ushqime (VIDEO)

Agjencitë e OKB-së dhe organizata të tjera thonë se kanë zero tolerancë ndaj shfrytëzimit seksual dhe se nuk janë në dijeni të rasteve të abuzimeve nga organizata partnere në rajon.

Gratë në Sirinë e copëtuar nga lufta janë shfrytëzuar seksualisht nga personat që shpërndajnë ndihmat në emër të OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare bamirëse.

Sipas britanikes BBC, burrat në fjalë kanë shpërndarë ushqime në këmbim të favoreve seksuale. Punonjësit vullnetarë thanë për BBC se abuzimet janë aq të përhapura sa disa gra refuzojnë të shkojnë në qendrat e shpërndarjes së ndihmave pasi atje do të detyroheshin të ofronin trupin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një prej vullnetarëve të cituar nga media britanike pretendon se disa agjenci humanitare po mbyllnin një sy përballë shfrytëzimeve të tilla, pasi bashkëpunimi me palë të treta dhe zyrtarë lokalë ishte e vetmja mënyrë për të çuar ndihmat në zonat e rrezikshme të Sirisë, ku stafi ndërkombëtar nuk ka akses.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?