FBI bastis shtëpinë e John Bolton, kërkonte t’i hiqej ”non-grata” Berishës

FBI ka bastisur banesën e John Bolton, ish-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare gjatë mandatit të parë të Donald Trump, i cili sot është kthyer në një nga zërat më kritikë ndaj presidentit amerikan. Bastisja nga agjentët federalë është pjesë e një hetimi mbi sigurinë kombëtare, i urdhëruar nga drejtori i FBI-së, Kash Patel.

Kontrolli është kryer në orën 7 të mëngjesit në shtëpinë e Bolton në Bethesda, Maryland. Bastisja e banesës së Bolton vjen në kuadër të një hetimi mbi menaxhimin e dokumenteve të klasifikuara, ndërkohë që administrata Trump ka ndërmarrë masa për të shqyrtuar veprimtarinë e disa figurave të dyshuara si kritike ndaj presidentit.

Bolton është një emër i njohur edhe për shqiptarët. Vetëm 2 muaj më parë ai u shfaq kritik për non gratën e Sali Berishës nga SHBA, duke e quajtur një vendim jo të drejtë e kërkonte nga administrata Trump që ky vendim të rishihej. Tashmë vetë Bolton është në vështirësi dhe do duhet të përballet me drejtësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?