FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FBI spiunoi fushatën e Trump? Publikimi i dokumentit sekret trazon ujërat në SHBA

Një memorandum i hartuar nga Republikanët që pretendon njëanshmërinë e FBI-së kundër Presidentit Donald Trump do të publikohet të premten, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas mediave amerikane, Trump pritet të deklasifikojë dokumentin dhe ta dërgojë në Kongres për publikim. Byroja Federale e Hetimit ka shprehur shqetësim për publikimin e dokumentit, i cili mund të ketë redaktime.

Sipas dokumentit, FBI gënjeu një gjykatë të inteligjencës për të marrë një urdhër për të spiunuar fushatën zgjedhore të Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Demokratët thonë se memorandumi është një mënyrë për të diskredituar një hetim federal mbi lidhjet mes fushatës presidenciale të Presidentit Trump dhe Rusisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dokumenti me katër faqe u hartua nga këshilltarët e Kreut të Komitetit të Inteligjencës së Senatit, Devin Nunes, i cili ishte në ekipin e Trump-it gjatë tranzicionit për në Shtëpinë e Bardhë.

Memorandumi raportohet se akuzon FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë se kanë gënjyer një gjykatës në mars të vitit të kaluar ndërsa kërkuan që të shtynin një mandat survejimi kundër Carter Page, një këshilltar i politikës së jashtme gjatë fushatës së zgjedhjeve të republikanit Trump.

Carter Page, ish këshilltari i Trump, dëshmoi para një komiteti të kongresit në nëntor të vitit të kaluar se kishte takuar zyrtarë të qeverisë ruse gjatë një udhëtimi në Moskë në korrik të 2016.

Sakaq Demokratët thonë se Shtëpia e Bardhë mund ta përdorë memorandumin për të justifikuar shkarkimin e prokurorit special Robert Mueller, i cili drejton hetimin për ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016 dhe bashkëpunimin e mundshëm mes ekipit të fushatës Trump dhe zyrtarëve të Kremlinit.

Deklasifikimi i memorandumit nga ana e presidentit Trump është kundërshtuar edhe nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, i cili ka palajmëruar se publikimi i tij mund të rrezikojë inteligjencën bazë që përdoret për ta hartuar atë. (Përktheu BalkanWeb/Artikulli origjinal në BBC)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?