FDA: Vaksina Pfizer për fëmijët deri në 11 vjeç dhe gratë shtatzëna
Pfizer thotë se vaksina është rreth 90% efektive te fëmijët edhe për të miturit e moshave nga 5 deri në 11 vjeç. Për momentin, vaksina është aprovuar për përdorim për moshën +16 vjeç.
“Duam të nisim një fushatë diskutimi me pediatrët e familjes, të cilët kanë marrëdhënie konfidenciale me familjet. Po përpiqemi që njerëzit t’i kuptojnë qartë përfitimet e vaksinimit edhe te fëmijët, sikurse tek e gjithë familja. Vaksinat që po diskutojmë janë efektive dhe të sigurta”, tha Anthony Fauci, shefi i sëmundjeve infektive.
Komiteti Këshillimor i FDA pritet të mblidhet për të vendosur në qoftë se do të rekomandojnë apo jo vaksinimin e të miturve nga 5 deri në 11 vjeç, me vaksinën e Pfizer. Ekspertët e sugjerojnë fort një vaksinë për fëmijët.
Thirrje bëhet për nënat që janë në pritje dhe nënat e reja. Drejtuesja e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve i kërkon grave shtatzëna dhe nënave të reja që të vaksinohen, e madje të marrin edhe dozën e 3.