“FED është çmendur” – Trump shpreh hapur mospëlqimin, cenon pavarësinë e institucionit

Presidenti i SHBA, Donald Trump, vazhdoi sulmin kundër Rezervës Federale, duke ndërhyrë te vendimet e Bankës Qendrore dhe e fajësuar për tronditjen në tregjet e kapitalit ditën e Mërkurë.

Ai tha se nuk është i kënaqur me bankën dhe se nuk kupton vazhdimin e tkurrjes monetare në Shtetet e Bashkuara. Presidenti ka shprehur edhe më parë mospëlqim ndaj bankës qendrore, gjë që ka shtuar shqetësimet mbi pavarësinë e institucionit.

“Problemin e kam me Rezervën Federale. Nuk e di se çfarë problemi kanë ata që po rrisin normat e interesit, por është qesharake. Rezerva Federale po çmendet dhe nuk ka arsye se ta bëjnë”, tha Donald Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht se shprehu shqetësim ndaj politikave monetare, Trump tha se Shtëpia e Bardhë nuk ka kontaktuar me kryetarin e Rezervës Federale, jerome Powell.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk dua të përfshihem me ata. Nuk kam folur me Poëell fare këtë vit”, tha Trump. Megjithatë, pas rënies së pjerrët të bursave ditën e Mërkurë, Trump tha se banka qendrore po bën gabim dhe se është “çmendur”.

Rezerva Federale ka rritur normat e interesit 3 herë këtë vit dhe pritet të bëjë 1 tjetër ndërhyrje në Dhjetor. Nga ana tjetër,  shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde tha se nuk i lidh vendimet e Jerome Powell me çmenduri. “Në të gjithë botën, është një parim që Banka Qendrore të ketë pavarësi”, tha Lagarde.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?