Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 10:23 Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjetë vonesë! Erion Veliaj ka nisur sot një letër me sms gjithë anëtarëve të Asamblesë së PS. Sulmon kryeministrin Rama, ngre edhe disa probleme për të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fedor lindi mes bombardimeve ruse në një bunker, nëna: Do rritet në një Ukrainë të re

Bota E mërkurë, 2 Mars 2022 20:04
Fedor lindi mes bombardimeve ruse në një bunker, nëna: Do rritet në një Ukrainë të re
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Viktoria, një ukrainase 32-vjeçare, solli në jetë fëmijën e saj nën bombardimet ruse dhe lindjen e bëri në një bunker, pa asnjë pajisje mjekësore. Ajo ka ndarë këtë histori që është sa e trishtë, por edhe shpresëdhënëse, siç ajo e përshkruan të voglin e saj që lindi në ditën e dytë të luftës. ”Ai është një ukrainas i ri, ai duhet të rritet në një Ukrainë të re”.

Letra e plotë

Ishte dita e dytë e luftës. Isha vërtet shumë nervoze, po dëgjonim shpërthime. Po lutesha të takoja djalin tim. Fillova të pastroj gjithçka në shtëpinë time, duke u përgatitur për fëmijën, madje edhe kur fillova të ndjeja dhimbjen, nuk mund ta besoja se do të lindja gjatë luftës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Unë dhe burri im kishim frikë të shkonim me makinë në spital për shkak të shpërthimeve. Fillimisht na u desh të kalonim rreth 30 minuta në radhë për të furnizuar makinën me karburant. Pastaj po kalonim nëpër Kiev dhe qyteti ishte bosh, nuk e kisha parë kurrë qytetin kaq të zbrazët. Dëgjuam zhurmën e sirenave. Ishte e frikshme, si një film, por përpiqesha të qëndroja pozitive. Kur mbërritëm, të gjitha dritat ishin fikur, sepse stafi i spitalit kishte frikë se mos bombardohej. Doktori im na takoi dhe na tregoi në një vend ku duhet të shkonim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Doktori tha se duhej të shkonim në bunker për tu mbrojtur nga bombardimet. Kishte panik teksa njerëzit po nxitonin. Nuk mund të veshja as pantallonat, sepse ishte shumë e dhimbshme. Kur hymë në strehë mbetëm të tronditur. Është ndërtuar në kohën sovjetike dhe nuk ishte mirëmbajtur, ishte i rrënuar dhe shumë i lagësht dhe i ftohtë.

Mund t'ju interesojë

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritur...

Para 1 ore
Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj...

Para 2 orësh
Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Para 2 orësh

Për ne kishte një dhomë të vogël pa asnjë derë, vetëm një perde dushi që na ndante nga dhoma kryesore me 50 persona në të. Nuk kishte teknologji mjekësore, vetëm një karrige gjinekologjike. Shpresoja të kthehesha në spital së shpejti.

Pastaj ujërat e mia shpërthyen. Mjeku im më shikoi dhe më tha: “OK, do ta bëjmë këtu, është shumë e rrezikshme të presësh”. Në atë moment nuk kisha frikë. I besova mjekut tim! U gëzova shumë kur pashë djalin tim, Fedor. Me flokët e zeza, dukej si një kopje e vogël e burrit tim, i cili preu kordonin. Kur e mbajta Fedorin, ai ishte shumë i ngrohtë. Ndjeva, dashuri dhe lumturi të pastër dhe të gjitha këto ndjenja mistike.

Ndërsa e mbaja në bunker, i thashë: “Ti je me fat, je unik, je i lindur në Ukrainë, je një ukrainas i ri”. Çdo mëngjes tani zgjohem pak më herët, vetëm për ta parë atë duke fjetur, ai duket si një engjëll i vogël. Unë gjithashtu shikoj nga dritarja për të parë nëse ndërtesat kanë qëndruar në vendet e tyre apo nëse janë rrënuar. Shpresoj që djali im ta përjetojë këtë luftë vetëm nga historia. Nuk dua që ai ta dijë luftën e vërtetë.

Paçka luftës, Fedor ka sjellë kaq shumë dashuri, lumturi dhe mirësi në shtëpinë tonë. Ne kujdesemi për të dhe kjo na bën të lumtur. Unë shpresoj dhe lutem për paqe, ai është një ukrainas i ri, ai duhet të rritet në një Ukrainë të re.

Etiketat e lidhura

FedorukraineViktoria
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjetë vonesë!
Para 6 minutash

Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjetë vonesë!

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike
Para 8 minutash

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim
Para 13 minutash

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim
Para 29 minutash

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 10 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 13 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 14 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.