Fëmija dy vjeç, pacienti më i ri me koronavirus në Maqedoni

Një 2 vjeçar është pacienti më i ri i infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Në raportin e Institutit të Shëndetit Publik, 2 vjeçari është pacienti më i ri ndërsa pacienti më i vjetër është i moshës 91 vjeçare.

Ndër të tjera bëhet me dije se mosha e pacientëve varion nga 2 deri në 91 vjet (mesatarisht 42.2 vjet), dhe shumica e pacientëve (23 përqind) janë midis moshës 30 dhe 39 vjeçe.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus në vend, respektivisht prej 136 personave, 66 pacientë janë të gjinisë mashkullore kurse 70 janë të gjinisë femërore . 27 nga 136 pacientët, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, kanë sëmundje kronike, 17 prej të cilave kanë sëmundje kardiovaskulare, 5 sëmundje kronike në mushkëri, dhe nga tre pacientë kanë diabet, sëmundje kronike në veshka dhe hipotiroidizëm, kurse një pacient është me sëmundje neuromuskulare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani, sipas Institutit, janë infektuar 9 persona nga personeli mjekësorë. Ndërkohë deri këtë pasdite kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 22 persona të rinj, prej të cilëve 16 janë gra dhe 6 burra. Shumica e tyre janë në moshën 50-59 vjeçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy prej tyre janë shtruar në spital ndërsa pjesa tjetër janë në trajtim shtëpiak, ndërsa 22 persona, 15 tashmë kanë pasur kontakte me një person tashmë të infektuar./abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?