Fëmijët boks në kopsht, edukatoret bëjnë tifozllëk

Një video ku shihen disa fëmijë kopshti të rrihen me njëri-tjetrin po bën xhiron e internetit dhe rrjeteve sociale.

Në video duken fëmijët teksa bëjnë “boks” me njëri-tjetrin, ndërsa edukatoret ishin në rolin e tifozeve.

Ngjarja ka ndodhur në Misuri të SHBA-ve dhe videoja i përket dhjetorit të 2016, por është publikuar kohët e fundit nga e ëma e njërit prej fëmijëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në video duket që edukatoret i nxitin fëmijët të bëjnë boks, ndërsa i vetmi që përpiqet ti ndajë është një tjetër fëmijë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edukatoret e pranuan që i kishin vënë fëmijët të ndesheshin, por vetëm si mënyrë për të shkarkuar stresin e fëmijëve.

Kopshti i ka shkarkuar edukatoret nga detyra, por nëna ka hedhur edhe kopshtin në gjyq.

Video shows "fight club" at St. Louis daycare

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?