Fermerët në Greqi paralajmërojnë bllokada të reja rrugësh

Fermerët në Greqi janë të vendosur të vijojnë protestat dhe kanë paralajmëruar bllokada të reja të akseve rrugore në disa zona të vendit.

Sipas njoftimeve, në mesditë ata do të mbyllin rrugën anësore në zonën e Bralos. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, në orën 16:00 sipas orës lokale, fermerët do të nisin bllokadën në Nikaia, duke bllokuar gjithashtu edhe rrugët anësore përreth.

Protestat pritet të intensifikohen edhe në Aitoloakarnania, ku më shumë se 300 traktorë janë rreshtuar dhe do të mbyllet sërish autostrada “Jon”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fermerët kërkojnë zgjidhje konkrete nga qeveria për problemet që lidhen me kostot e larta të prodhimit dhe mbështetjen financiare, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e policisë për qarkullimin rrugor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?