FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Festat e fundvitit, ISIS kërcënon Vatikanin: “Gjak Krishtlindjesh, vetëm prisni!”

Është koha e festave dhe ISIS bën kërcënimin e radhës për Perëndimin në prag të Krishtlindjeve.

Së fundmi është zbuluar një poster, një fotomontazh ku shfaqet një person që drejton një automjet BMW dhe që futet me shpejtësi në sheshin para bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan.

Në faqen zyrtare të ISIS shkruhet:“Gjak Krishtlindjesh, kështu që prisni”. Sheshi Shën Pjetër mbledh dhjetëra mijëra besimtarë nga e gjithë bota gjatë festave të krishtera, të cilët ndjekin shërbesat e drejtuara nga Papa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hyrja me automjete përmes zonave të këmbësorëve është taktika e përdorur shpesh kohët e fundit, nga militantët e Shtetit Islamik për kryerjen e sulmeve terroriste.

Swiss Digital Mobile Reklama

I tillë ishte sulmi i 19 dhjetorit 2016 në tregun e Krishtlindjeve në Berlin. Tuniziani Anis Amri hyri me kamion përmes tregut, duke vrarë 12 persona e duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Sulme të ngjashme pasuan edhe në kryeqendra të tjera europiane si Nisë, Londër, Stokholm e Barcelonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?