Festat e fundvitit ndryshe nga sa pritej, varianti i ri i covid-19 përhapet me shpejtësi në Angli

Sipas mediave të huaja, planifikimi për zbutjen e masave anti-COVID në Angli nuk do të bëhet i mundur, përkundrazi një pjesë e vendit do të kalojë në izolim për shkak të një varianti të ri Covid-19 që është shfaqur në vend.

Ndërkohë, sekretari i shëndetësisë, Matt Hancock tha se:

Ne nuk e dimë shkallën në të cilën ndodhet ky variant i ri, por ne duhet të ndërmarrim veprime të shpejta dhe vendimtare, të cilat fatkeqësisht janë absolutisht thelbësore për të kontrolluar këtë sëmundje vdekjeprurëse.

Sipas mediave të huaja, për Londrën dhe një pjesë të madhe të jug-lindjes së Anglisë, Krishtlindjet do të kalojnë me masa të shtrënguara kufizuese.

SHKARKO APP