Festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, malazezët pushojnë më shumë në Ballkan

Bedrudin Brljavac 

Me rastin e Vitit të Ri dhe festës fetare të Krishtlindjeve, nga të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit më shumë ditë pushimi do të kenë qytetarët e Malit të Zi, ku për Vitin e Ri nuk do të punohet dy ditë, ndërkohë që tre ditë do të festojnë besimtarët e fesë katolike dhe ortodokse me rastin e Krishtlindjeve, ndërsa qytetarët e vendeve tjera të rajonit kanë më pak ditë pushimi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Malit të Zi njoftoi se me rastin e festave fundvitit, ditët e pushimit në Mal të Zi do të jenë 1 janari dhe 2, si dhe 6, 7 dhe 8 janari 2015 për anëtarët e besimit ortodoks. Përveç kësaj, me rastin e festës së Krishtlindjeve, për punonjësit e besimit romano-katolik ditë pushimi janë 24, 25 dhe 26 dhjetori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditë pushimi zyrtar në Shqipëri janë 25 dhjetori dhe 1 dhe 2 janari, ndërkohë që më 6 janar dhe 7 janar, nuk ka pushime zyrtare. Kalendari i festave zyrtare në Shqipëri nuk ka parashikuar ditë pushimi në rastin e Krishtlindjeve ortodokse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetarët e Kosovës, sipas kalendarit të festave zyrtare do të pushojnë më 25 dhjetor, se dhe më 1, 2 janar për Vitin e Ri, dhe më 7 janar, me rastin e shënimit të festave të Krishtlindjeve për besimtarët ortodoksë. 

Ngjashëm do të pushojnë edhe qytetarët e Serbisë ku sipas Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale të Serbisë, ditë jo pune dhe pushimi zyrtar në atë vend do të jenë 1 janar dhe 2, me rastin e Vitit të Ri, si dhe 7 janari, kur besimtarët ortodoksë do festojnë Krishtlindjet. Përveç kësaj, e enjte 25 dhjetor, me rastin e Krishtlindjeve katolike, shënohet si ditë feste vetëm për besimtarët katolikë.

Sipas Ligjit për Festat në Federatën e BeH, Viti i Ri festohet më 1 dhe 2 janar. Përveç kësaj, ditë jo punë në këtë entitet janë 25 dhjetori dhe 7 janari  me rastin e festave të Krishtlindjeve katolike dhe ortodose, por vetëm për ata që shënojnë këto festat fetare.

Përveç festave të cilat në Federatën e BeH festohen si festa shtetërore, me Ligjin e Punës është përcaktuar e drejta e të punësuarve që të mungojnë nga puna për katër ditë në një vit kalendarik, për të përmbushur nevojat fetare apo tradicionale.

Në anën tjetër, në entitetin e dytë të BeH, Republika Srpska, qytetarët do të pushojnë më 1 dhe 2 janar me rastin e Vitit të Ri, ndërkohë që do të kenë nga dy ditë pushimi me rastin e Krishtlindjeve katolike, përkatësisht ortodokse.

Qytetarët e Maqedonisë gjatë festave të fundvitit në dispozicion kanë katër ditë pushimi. Sipas Ligjit për festa në Maqedoni, ditë pushimi zyrtar janë 1 janar dhe 6 dhe 7 janari me rastin e festës së Krishtlindjeve ortodokse, ndërsa më 25 dhjetor nuk punojnë anëtarët e besimit katolik.

Gjatë festave të fundvitit qytetarët e Kroacisë gjithashtu do të kenë në dispozicion katër ditë jo pune. Ditë pushimi në këtë vend do të jenë 1 janar, si festë e Vitit të Ri, si dhe 6 janari, kur do të shënohet festa e Tre mbretërve te shenjtë. Gjithashtu, ditë jo pune në këtë vend janë edhe 25 dhe 26 dhjetori kur shënohen Krishtlindjet katolike, përkatësisht Shën Stefani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?