Festime të zymta për Kurban Bajramin. Miliona njerëz fillojnë Haxhin në Mekë nën sfondin e luftës

Banorët në Bregun Perëndimor u mblodhën në tregun e hapur të bagëtive, për të bërë blerjet e fundit për Kurban Bajram. Ndryshe nga vitet e kaluara këtë herë nën sfondin e luftës shumë pak prej banorëve u panë në tregje për shkak të kushteve të vështira ekononike.

“Situata është vërtet e keqe këtë vit, punëtorët në Izrael nuk lejohen të punojnë. Për tetë muajt e fundit, ne kemi qenë në një bllokadë të vështirë ekonomike. Edhe këtu në Bregun Perëndimor ekonomia është e dobët, shumë pak shikon të blejnë bagëti”.

Në treg, kostoja e bagëtivëe është rritur nga 676 dollarë në 1,082 dollarë, siç theksohet nga tregtarët e bagëtive në Nablus, Bregu Perëndimor. Nga mbrëmja e 16 deri më 20 qershor, Kurban Bajrami është periudha e pelegrinazhit të Haxhit. Më shumë se 1.5 milionë pelegrinë myslimanë janë mbledhur në Mekë për fillimin e Haxhit, që po zhvillohet këtë vit në sfondin e tmerrshëm të sulmit të vazhdueshëm të Izraelit në Rripin e Gazës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Palestinezët në Gaza nuk ishin në gjendje të udhëtonin për në Mekë këtë vit për shkak të mbylljes së kalimit Rafah në maj, kur Izraeli shtriu ofensivën e tij tokësore në qytetin jugor të brezit, Rafah, në kufi me Egjiptin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?