Feston 106 vjetorin e saj pasi luftoi me Covid-19 dy herë
Një pensioniste e cila i ka mbijetuar dy luftërave botërore dhe tre pandemive të gripit, ka festuar ditëlindjen e saj të 106-të pasi mposhti Covid-19 dy herë.
Mary Nicholson doli pozitive me Covid-19 në prag të Vitit të Ri, por tha se ndihej “më e shëndetshme se kurrë” pasi kapërceu virusin në kohë për të festuar ditëlindjen e saj të martën.
Ajo zbuloi sekretin e saj për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.
“Sekreti është konsumimi i qumështit me yndyrë të plotë, gjalpit si dhe ndonjë gotë whiskey natën,” tha ajo.
Ajo u shpreh se ishte mjaft e kënaqur që po festonte edhe pse nuk mundi të bashkohej me të afërmit e saj për shkak të kufiimeve nga virusi.
“Jam mirë dhe në gjendje të jashtëzakonshme pas Covid. Asgjë nuk mund të më ndalojë të kthehem në normalitet sa më parë të jetë e mundur.”
106 vjeçarja angleze zbuloi se familja e saj jetonte në Skoci dhe mezi priste të bashkohej me ta sapo të përfundonte pandemia.