Filipine, prifti katolik vritet ndërkohë që po bekonte fëmijët
Bota E Enjte, 5 Gusht 2021 07:30
Një prift katolik 37 vjeçar u vra me armë zjarri në Filipine.
Prifti Mark Ventura, i njohur për impenjimin e tij kundër shfrytëzimit të mineraleve, u vra në fund të meshës që po mbante në një kishë në periferi të Gattaran.
Prifti po bekonte fëmijët dhe po fliste me anëtarët e korrit, kur një burrë që kishte vënë një kaskë motorri në kokë, qëlloi mbi viktimën dhe më pas u largua me motorr.
Ende nuk dijen detaje të tjera rreth ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

