Fillimi i një kërcënimi/ Shtetet e Bashkuara përgatiten për një valë sulmesh kibernetike

Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një valë sulmesh kibernetike që pritet të kenë në shënjestër zgjedhjet e mesmandatit në vitin 2018.

Ndërkaq, disa zyrtarë paralajmëruan se ky është vetëm fillimi i një kërcënimi më të thellë dhe më të gjerë.

Zyrtarë të inteligjencës dhe të sigurisë, si dhe ekspertë të tjerë, duke folur në kushte anonimiteti, thonë se ajo që filloi si një përpjekje ruse për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, ka evoluar më tej, shkruan VOA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarët dhe ekspertët presin që raundi i ardhshëm i përpjekjeve kibernetike ruse të jetë më i sofistikuar dhe më i gjerë. Ka të ngjarë, thonë ata, që vala e re të jetë një kombinim i fushatave të dezinformimit në mediat sociale me sulme të mundshme ndaj objektivave që mund të goditen më lehtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për periudhën afatshkurtër, shumë prej ekspertëve presin që goditjet të përqendohen tek zgjedhjet në SHBA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?