FIllojnë bisedimet për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut, LSDM e bindur, zbehet objektivi i BDI për kryeministër shqiptar

11 ditë pas zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut, partitë politike kanë filluar të lëvizin për të krijuar qeverinë e re.

Të gjitha partitë që kanë fituar mandate pretendojnë për të qenë në qeverinë e re por më e sigurta është LSDM. Ndërkohë partia e dytë, VMRO- DPMNE thotë se po zhvillon bisedime joformale me të gjitha partitë që kanë fituar mandate deputetësh.

Koalicioni shqiptar AA- Alternativa synon që me 12 mandate të fituara të jetë në qeveri por përjashton mundësinë e koalicionit me partinë tjetër shqiptare, BDI.
Kjo e fundit shprehet se për koalicionin qeverisës do të ketë prioritet 3 marrëveshje, atë të Prespës, Ohrit dhe atë me Bullgarinë. Me këto synime duket se është zbehur objektivi i Ali Ahmetit për të vendosur për herë të parë në histori një kryeministër shqiptar në krye të qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?