Finlandë/ Kryeministri jep dorëheqjen, dështoi për reformën në shëndetësi

Koalicioni qeveritar në Finlandë dha dorëheqjen të premten, një muaj përpara zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Shkak i dorëheqjes është bërë dështimi në reformën e kujdesit shëndetësor, që shihet gjerësisht si vendimtare për sigurimin e financave afatgjata të qeverisë.

Sistemet e kujdesit shëndetësor në pjesën më të madhe të botës së zhvilluar janë nën vështirësi për shkak të rritjes së shpenzimeve, shkruan “Reuters”.

Vendet nordike, ku mirëqenia gjithëpërfshirëse është gurthemeli i modelit social, kanë qenë ndër më të prekurat nga vështirësitë edhe për shkak të plakjes së shpejtë të popullsisë dhe jetëgjatësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Finlandë, planet për të ulur shpenzimet dhe për të rritur eficiencën, kanë ngecur për vite me radhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk ka asnjë rrugë përpara. Jam shumë i zhgënjyer”, u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp kryeministri i Partisë së Qendrës, Juha Sipila.

“Ne kemi nevojë për reforma, nuk ka asnjë mënyrë tjetër për Finlandën që të ketë sukses”.

Komiteti kushtetues i Parlamentit tha se paketa e reformës ishte jo kushtetuese dhe kërkoi ndryshime të rëndësishme që qeveria nuk kishte kohë për t’i zbatuar përpara zgjedhjeve të planifikuara.

Presidenti Sauli Niinisto pranoi dorëheqjen e Sipila, por kërkoi nga partia e kryeministria dhe partia tjetër e koalicionit që qeveria të vazhdojnë detyrën deri në zgjedhjen e një kabineti të ri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?