Fischer: Bashkëpunimi Shqipëri -Serbi, ndikim pozitiv për Kosovën

Joschka Fischer, ish-Ministër i Jashtëm i Gjermanisë Joschka Fischer thotë se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Serbisë ka ndikim pozitiv për Kosovën dhe shumë pika të tjera të nxehta. Dhe kjo është e rëndësishme për Europën gjithashtu. “Europa duhet t’i japë një mbështetje të plotë dhe të fuqishme këtij zhvillimi” nënvizon Fischer në një intervistë ekskluzive për DW.

Fischer I cili drejti Forumin Ekonomik të Vjenës që u mbajt më 28 maj në Tiranë thotë se rajoni ka ndryshuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe në këtë rajon këmbëngul që marrëdhëniet Shqipëri- Serbi janë faktori kyç për paqen dhe stabilitetin në rajon.

”Shqiptarët dhe Serbët, para së gjithash, janë popuj fqinjë. Le t’i drejtohem përvojës sonë, të Gjermanisë me Francën. Franca ka qënë armikja e Gjermnanisë për gjyshin, stërgjyshin apo katragjyshin tim dhe ne kemi qënë armiku i Francës. Kësaj armiqësie i erdhi fundi kur burra shteti me kurajo, vendosën që jo konflikti por bashkëpunimi duhet të ishte faktori mbizotërues në marrdhënier me fqinjët, sepse fqinjësia nuk mund të ndryshohet, edhe nëse ti e urren vendin tënd fqinj, apo e do fort, je i intersuar për atë apo nuk do t’ia dish, ai mbetet fqinji yt. Prandaj, mendoj që bashkëpunimi është e vetmja përgjigje e arsyeshme, që Beogradi dhe Tirana të ecin përpara dhe të forcojnë marrdhëniet mes tyre. Mendoj që zhvillimi i marrdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë ështe shumë i rëndësishëm për gjithë rajonin. Ka ndikim pozitiv për Kosovën dhe shumë pika të tjera të nxehta. Dhe kjo është e rëndësishme për Europën gjithashtu. Europa duhet t’i japë një mbështetje të plotë dhe të fuqishme këtij zhvillimi", pohon ai.

Fischer shpreson se konferenca e ardhshme e Vjenës, që vijon konferencën e Berlinit , që u zhvillua në gusht të vitit të kaluar, do të sjellë progres sa I takon mbështetjes konkrete që BE duhet t’i japë Ballkanit me fonde.

“Lidhja mes vendeve të rajonit shumë e rëndësishme, nëse dëshiron të kesh bashkëpunim rajonal të duhet të kesh rrugë, autostrada, linja hekurudhore dhe kjo është e rëndësishme të kuptohet në Bruksel. Pastaj zbatimi bëhet këtu, në terren, në vendet e rajonit. Nga perspektiva gjeo-politike kjo është shumë e rëndësishme. Europa është për momentin në një situatë jo shumë të mirë, kemi krizën në Europën Lindore, në Ukrainë , kemi krizën financiare që vijon në Greqi por nuk duhen lënë mënjanë sfida të tjera. Duhet kohë, duhet angazhim, nuk është një zbavitje afatshkurtër, nuk është një vrapim disa qindra metraah, por është një maratonë. Kjo nuk duhet harruar. Duhet një presion i vazhdueshëm ndaj Brukselit duke mbrojtur interesat e rajonit. Dhe prandaj konferenca e Vjenës do të jetë shumë e rëndësishme”, shton ai.

SHKARKO APP