FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në Freiburg, por gjermanit i thyejnë hundën dhe dhëmbët

Ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Freiburg të Gjermanisë, por gjithashtu ka marrë edhe një grusht të fortë turinjve që i ka thyer hundën, dhëmbët dhe i ka nxirë syrin politikanit 33-vjeçar Martin Horn.

Teksa festonte fitoren në zgjedhjet lokale për bashkinë e Freiburgut, kandidati i pavarur gjerman është përballur me një hooligan, i cili teksa i është afruar për të bërë një fotografi me kreun e ri të bashkisë, e ka goditur atë duke bërë që politikani i ri të përfundojë në spital.

“Nga grushti që mora, kam hundën dhe dhëmbët të thyer”, deklaroi Horn, të cilit iu ndërpre festa në mes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kandidati fitues më pas reagoi edhe në rrjetin social “Facebook”, duke i kërkuar mbështetësve të tij që të mos e lejojnë këtë incident të ndikoje në jetën e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë ish-kryetar i bashkisë se Frajburgut i cili humbi zgjedhjet, teksa shprehej i shokuar nga kjo ngjarje i uroi politikanit të ri shërim sa më të shpejtë ndërkohë që autoritetet policore arrestuan menjëherë autorin, një 54-vjeçar i cili po hetohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?