FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fitojnë azil në vendet e BE-së, por duan…

Gjermania po përballet me trefishimin e numrit të azilkërkuesve që kanë fituar të drejtën e azilit në një vend tjetër anëtar të Bashkimit Europian. Duke cituar mediet gjermane, “Deutsche Welle” thotë se, gjatë vitit 2017 u paraqitën 8.210 kërkesa të tilla, ndërsa një vit më parë ishin regjistruar vetëm 2.997 raste të kësaj natyre.

Shifrat, sipas “Welt am Sonntag”, vijnë nga Zyra për Emigrantët dhe Refugjatët, “BAMF”. Kërkesa si këto zakonisht refuzohen, sepse mendohet që një person që ka fituar azil në një vend të BE-së nuk ka sesi e kërkon atë sërish në Gjermani.

Por realiteti flet ndryshe. Një numër tepër i vogël i këtyre individëve dëbohen në fund drejt vendit ku janë paraqitur për herë të parë. Edhe pse personat që e kanë fituar statusin e refugjatit gjetkë e kanë të pamundur njohjen e tij në Gjermani, ata mund të kërkojnë mbështetje juridike që të mos largohen nga vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?