Fiton gjyqin pas 20 vjetësh me një shumë të madhe eurosh, por është i vdekur

Pasi administrata pezulloi punimet për ndërtimin e një pishine për dy vjet për shkak të nevojës për miratimin e vlerësimeve të ndryshme, në vitin 1997 një sipërmarrës nga Agrigento ngriti një padi kundër Komunës së Menfi në Itali, shkruan La Repubblica.

Tani, Gjykata Supreme ka dënuar institucionin, duke e detyruar të kompensojë kompaninë. Në këtë mënyrë, pronari i kompanisë ka arritur të marrë drejtësinë pas 20 vjetësh, por ndërkohë ai ka ndërruar jetë.

Për gjykatësit, vendimi i autoriteteve lokale ka shkaktuar dëm ekonomik për kompaninë e ndërtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kompania përfitoi një kontratë prej 1.5 miliardë lira në vitin 1990. Kur punimet u ndalën, pronari i kompanisë, Giovanni D’Anna denoncoi dëmin ekonomik të shkaktuar nga komuna, e cila nuk e kishte njohur pagesën e disa shumave që lidheshin me ecurinë e punimeve.Thënia “drejtësia vonon, por nuk harron”, mbërriti, por megjithatë D’Anna nuk e gëzon dot shumën e madhe të parave, pasi ai ndërroi jetë në korrik të vitit 2017.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykata e Lartë me vendimin e saj detyron komunën Menfi të paguaj dëmet që i detyrohet kompanisë, duke përfshirë edhe interesat me një vlerë prej 250 mijë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?