Fizikani akuzohet për marrëdhënie seksuale me qenin, rrezikon 15 vite burg

Universiteti Shtetëror i Michiganit është duke qëndruar në titujt e gazetave përsëri këtë javë, kur është fjala për sjellje të keqe seksuale, pasi një fizikan shëndetësor nga universiteti u akuzua për brutalitet kundër një qeni të hënën.

Një dëshmitar raportoi se Joseph Alan Hattey, 51 vjeç, abuzoi seksualisht me qenit diku mes datës 7 dhe 8 mars, duke penetruar brenda tij dorën dhe penisin.

Qeni i llojit “basset” i quajtur Flash, ishte i përkëdheluri i Hattey-së, megjithatë incidenti i dyshuar nuk ndodhi në kampus, dhe kafsha besohet të mos jetë e universitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hattey është përballur me dy akuza të sodomisë (marrëdhënie seksuale anormale) dhe nëse gjendet fajtor mund të kalojë 15 vjet në burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Fondit të Mbrojtjes Ligjore të Kafshëve, 36 shtete në SHBA (dhe të tre territoret) shprehimisht e kriminalizojnë sulmin seksual të një kafshe.

Hattey, një fizikant i shëndetit në Njësinë e Shëndetit dhe Sigurisë së Mjedisit, u pezullua nga puna pasi universiteti u alarmua për hetimin më 17 prill, thanë zyrtarët e universitetit për “The Detroit News”.

Incidenti është një tjetër nivel në reputacionin e universitetit, pasi ish-mjeku i MSU Larry Nasser u dënua me 40 deri në 125 vjet burg për sulm ndaj grave të reja.

Por këtu është një lajm i mirë: Pasi u nënshtruan vlerësime të sjelljes dhe fizike nga një veteriner, Flash u konsiderua i përshtatshëm për adoptim dhe është vendosur në një “shtëpi të dashur”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?