Fjalimi i Donald Trump, me gjuhë mbi”fashizmin”?
Nata e tretë e Konventës Kombëtare Republikane, gjatë së cilës Donald Trump pranoi formalisht nominimin republikan, zbuloi shumë për popullin amerikan.
Pas 24 orëve që Donald mbajti fjalimin e tij të pranimit, është vënë re se populli në google ka kërkuar informacione që të gjitha lidhen me fjalën ”Fashizëm”, kjo e ndikuar nga fjalimi i Trump.
“Njerëzit përdorin një fjalor të caktuar për shumë arsye”, thotë Peter Sokolowski, një leksikograf për Merriam-Webster.
Këtë javë, kjo histori duket të jetë: “Si politika punon saktësisht”? Ndërsa fjalët që socializmi dhe kapitalizmi kanë qenë kërkime të vazhdueshme popullore që nga viti 2012, Sokolowski thotë se fashizmi është fjala që ka “ngritur shpejt këtë periudhë zgjedhore”.
Gjithashtu të njohura këtë javë u pa një plagjiaturë e fjalimit të Melania Trump në Konventën Kombëtare Republikane. Pjesë e fjalës u gjetën të ishin mjaft të ngjashme me një fjalim të vitit 2008 nga Michelle Obama.
Këto janë fjalët më të njohura nga Merriam Webster:
I heq qytetarinë
Fashizëm
I pjekur
Demagog
Fanatik
Tallje
Racizëm
Burimi: Quartz/R.SH
KOHA JONË SONDAZH

