Flakët përfshijnë fabrikën ushqimore në Greqi, kërkime për pesë persona të zhdukur

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë ushqimore pranë qytetit të Trikalas në Greqi, duke lënë pesë persona të zhdukur. Sipas agjencisë Reuters, në momentin kur flakët përfshinë objektin, brenda ndodheshin 13 persona, nga të cilët tetë arritën të dalin në kohë.

Një përfaqësues i shërbimit zjarrfikës bëri të ditur se personat e shpëtuar po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Ndërkohë, ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për pesë personat që rezultojnë ende të zhdukur.

Sipas dëshmive të raportuara nga mediat greke, zjarri është paraprirë nga një shpërthim i fuqishëm, i cili ka shkaktuar shembjen e një pjese të ndërtesës. Shpërthimi është dëgjuar në qytetin e Trikalas dhe në zonat përreth, duke shkaktuar edhe lëkundje të xhamave në banesat e afërta. Megjithatë, një punonjës i fabrikës ka deklaruar se në zonën ku nisi zjarri nuk kishte depozita gazi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zjarri ka rënë rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa në operacionin e shuarjes janë angazhuar rreth 40 zjarrfikës dhe 13 mjete zjarrfikëse. Autoritetet kanë mbyllur përkohësisht rrugën Karditsa, duke devijuar qarkullimin përmes fshatit Agia Kyriaki, për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve të emergjencës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?