Flet e prekura nga koronavirusi: Mos kini frikë, nëse kujdeseni për veten shëroheni

Një grua nga Seattle thotë se ishte e infektuar nga koronavirusi dhe tani po shërohet. Ajo ka një këshillë të madhe për të gjithë: Mos u frikësoni, shkruan CNN. Elizabeth Schneider, 37 vjeç, beson se u infektua me koronavirus në një festë në shtëpi sepse disa ditë më vonë, disa shoqe që ajo njohu në festë, u sëmurën në të njëjtën kohë.

Tre ditë pas festës së 22 shkurtit, thotë Schneider, ajo ishte në punë kur filloi të ndjehej keq. “Po ndihesha e lodhur, dhemnje trupi, kisha marrje mendesh dhe dhimbje koke, kisha dhe ethe”, kështu që vendosa të shkoj në shtëpi, shprehet gruaja. Ajo fjeti pak gjumë atë ditë por kur u zgjua kishte temperaturë të lartë.

Shneider tha se mendonte se kishte grup. Ajo nuk mendonte se kishte koronavirus, pasi nuk kishte kollë dhe simptoma të frymëmarrjes. Por, e zbuloi kur një duzinë me miq të saj që ishin në festë, kishin pasur të njëjtat simptoma. Megjithatë, Schneider dhe miqtë e saj nuk u testuan për koronavirus, tha ajo. Mjekët  menduan se kishin grip, por testet e gripit dolën negative.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në këtë pikë, ne të gjithë po shqetësoheshim që nuk lejoheshin të testoheshin për koronavirus”, thotë e infektuara. Kështu, një nga miqtë e saj i tregon për një studim gripi në Seattle, ku mund të dërgoje tamponin për të kryer testin e koronavirusit. “Këtu e mësova përfundimisht”, thotë e infektuara. Pastaj ajo vijon duke dhënë këshilla. “Ju lutem mos u frikësoni, nëse jeni i shëndetshëm, nëse jeni i ri, nëse kujdeseni mirë për veten tuaj kur jeni sëmurë, do të shërhoheni, besoj. Unë e dëshmoj këtë”, thotë ajo ndër të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?