Florida, FBI: E dinim, por nuk ndërhymë, Vrasësi: Dëgjoja demonë
Bota E Diel, 25 Korrik 2021 04:48
FBI-ja e pranon që ka patur sinjalizime 5 Janarin e shkuar mbi Nikolas Cruz dhe “dëshirës së tij për të vrarë”.
Këtë e pranon vetë zyra federale falë një shkrese ku shprehin dhimbjen që ndjejnë për viktimat e përfshira në tragjedi.
Ndërkohë, sipas mediave, 19-vjeçari ka reaguar duke theksuar se ka vrarë për faj të “djajve që dëgjonte në kokë”.
Mbi Cruz, rëndojnë 17 akuza për vrasje. Nga një akuzë për çdo viktimë.

