Fluks refugjatësh në Europë? Polonia nis përgatitjet

Një luftë mes Rusisë dhe Ukrainës mund të nxiste një lëvizje të madhe refugjatësh në BE. Kështu thotë zv/presidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, i cili më tej thekson se ”Vlerësohet se nga 20 000 deri në më shumë se një milion refugjatë mund të vijnë”.

Ky nuk është paralajmërimi i parë që kemi pasur se konflikti mund të shkaktojë në një rritje të re të njerëzve që largohen nga shtëpitë e tyre. Ministrat polakë u kanë kërkuar udhëheqësve rajonalë që të përgatisin strehim urgjent për çdo rast.

Schinas paralajmëron se refugjatët mund të përdoren për të ushtruar presion ndaj BE-së, ashtu siç u përdorën nga Bjellorusia në fund të vitit 2021. Pushtimi rus i Krimesë në vitin 2014 ka lënë tashmë 1.5 milionë ukrainas të zhvendosur brenda vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?