FMN monitoron vendet e prekura nga virusi dhe masat e tyre ekonomike për t’i shpëtuar krizës

Qeveritë në mbarë botën po planifikojnë të shpenzojnë dhe të huazojnë triliona dollarë për të forcuar ekonomitë e tyre kundër ndërprerjes së shkaktuar nga pandemia e re koronavirus. Ndërsa zyrtarët mbyllën një pjesë të madhe të bizneseve për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19, Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek mënyrat se si vendet po synojnë të mbështesin punëtorët dhe bizneset e tyre. Është ndoshta burimi më i mirë i informacionit se si bota po përgjigjet ekonomikisht ndaj koronavirusit.

“Këto masa janë më të mirëseardhura dhe thelbësore, dhe do të nevojiten më shumë,” tha drejtoresha e FMN, Kristalina Georgieva kur u ndoq gjurmuesi i politikave më 25 mars. “Ndarja e njohurive për Covid-19 na lejon të gjithëve të trajtojmë më efektivisht krizën.”

Deri më tani FMN, një organizatë ndërkombëtare që kërkon të përmirësojë stabilitetin financiar, po mban tabelat në 192 vende dhe thotë se do të shtohen më shumë. Ndërsa recesioni global fiton forcë, pothuajse të gjitha kombet kanë të paktën disa masa të planifikuara ose në vend. Përpjekjet variojnë nga lehtësimi monetar për të mbajtur në funksion tregjet financiare dhe për të ulur normat e interesit, deri në shpenzimet fiskale për të kundërshtuar rënien e mprehtë të aktivitetit ekonomik. Uebsajti është përqendruar në programet e krijuara për t’u marrë me ndërprerjen e koronavirusit, sesa rrjetat ekzistuese të sigurisë që ishin krijuar para krizës.

Të dhënat sugjerojnë që vendet e varfëra do të kenë nevojë urgjente për ndihmë ndërkombëtare, pasi shumica e vendeve më të pasura kanë tashmë përpjekje të forta. Midis kombeve me një plan fiskal në vend dhe PBB-për frymë prej 10,000 dollarë ose më shumë, 45 nga 55 prej tyre kanë plane fiskale të shpenzimeve prej 1% të PBB-së ose më shumë përfshirë edhe grante dhe kredi, sipas të dhënave të FMN-së të përpiluara nga Quartz.

Për vendet që kanë GDP për frymë prej 10,000 dollarë ose më pak, vetëm 29 nga 69 kanë ambicie për stimul fiskal prej 1% të më shumë.

Burimi: https://qz.com/1830998/imf-is-tracking-government-responses-to-coronavirus-pandemic/

SCAN

SHKARKO APP