Forcat e armatosura ukrainase janë gati për një sulm të ri në Kursk

Forcat e armatosura ukrainase në drejtim të Kurskut po ridislokohen në një përpjekje për të nisur një sulm në një zonë të re, ndërkohë nga ana tjetër forcat ruse po monitorojnë kontrollin e situatës. Kështu tha për agjencinë e lajmeve TASS nënkryetari i Drejtorisë Kryesore Politiko-Ushtarake të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, komandanti i forcave speciale Akhmat, gjeneralmajor Apty Alaudinov.

“Ne e kemi situatën nën kontroll. Dje ishte një ditë shumë e vështirë, pati disa valë avancimesh nga armiku. Pjesa më e madhe e tyre u shkatërruan. Ndërkohë sot kemi informacione se ata po riorganizohen dhe po tentojnë të hyjnë nga një zonë tjetër” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?