Forcat e NATO-s në Europën Lindore, zbulohen se ku janë batalionet

Luftë Rusi-Ukrainë? NATO ka katër batalione në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni, që funksionojnë me rotacion. Secili prej batalioneve është i udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Gjermania ose SHBA, dhe përmban trupa nga disa vende anëtare të NATO-s. Muajin e kaluar, Aleanca tha se të katërta batalionet “janë të forta dhe gati për luftë”.

SHBA ka bazat e veta në Lituani dhe Rumani, bashkë me disa baza në Poloni. Presidenti Joe Biden, javën e kaluar, aprovoi dërgimin e 3000 trupave shtesë në Poloni, Gjermani dhe Rumani.

NATO nuk ka trupa në Ukrainë dhe nuk ka në plan që të dërgojë trupa atje. Edhe pse Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, Aleanca i jep këshilla strategjike këtij vendi.

SHKARKO APP